Më 18 shkurt 2021, Qendra për Siguri dhe Paqe Shqipëri lançoi Linjën Kombëtarë

08004545 për Ekstremizmin e Dhunshëm, e cila ndihmon njerëzit që janë të paqartë, të painformuar ose të rrezikuar nga ekstremizmi i dhunshëm. Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe Hedayah, program i financuar nga Bashkimi Evropian.

Tashmë jemi në gjendje të ofrojmë shërbime këshillimi për njerëzit që janë në rrezik për t’u bërë pjesë e grupeve radikale si dhe për të siguruar mbështetje për të afërmit e tyre, duke parandaluar dhe ri – integruar raste që paraqesin rrezik për t’u përfshirë në grupe ekstremiste. Me besimin dhe mbështetjen nga Qendra e Koordinimit për CVE dhe Ministria e Brendshme, ne nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit, në prani të më shumë se 100 miqve dhe kolegëve që ndoqën këtë event online.

Z.Brian Beckmann, Zëvendës Ambasadori në Detyrë dhe Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

“Jam shumë i lumtur të shoh disa partnerë të mbledhur këtu në mbështetje të luftës sonë të përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm, sepse ajo është pikërisht kështu, një përpjekje e përbashkët. Pjesëmarrja jonë sot tregon se ne qëndrojmë së bashku, mbështesim njëri-tjetrin, të gjitha për të forcuar qëllimin tonë të përbashkët për të parandaluar dhe kundërvepruar ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Në vitin 2019, Departamenti i Shtetit, përmes Ambasadës Amerikane në Tiranë, mbështeti krijimin e Qendrës së parë Kombëtare Telefonike me Informacion për Ekstremizmin e Dhunshëm. Kjo Qendër tani do të ofrojë edhe këshillim, informacion dhe mbështetje për individët dhe komunitetet në rrezik të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ajo do të sigurojë një hapësirë të sigurt, ku rrjetet kryesore mbështetëse të njerëzve, përfshirë familjet, miqtë dhe të njohurit, mund të gjejnë informacion dhe këshilla mbi rolin që ata mund të luajnë duke ndihmuar dikë të shmangë pjesëmarrjen në ekstremizmin e dhunshëm.”

Znj. Romina Kuko, Zwvwndws Ministre e Brendshme

“Jam krenare për këtë arritje të përbashkët tejet të rëndësishme që është një mundësi e shtuar në parandalimin dhe luftën kundër radikalizimit fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri.

Ministria e Brendshme do të vazhdojë punën për fuqizimin e këshillave vendore për siguri publike në mënyrë që ata të nisin të ndërveprojnë me komunitetin dhe të jenë githashtu një mbështetje e fortë për çdo shërbim social të referuar në linjën që lançuam.”

Z.Alexis Hupin, Shefi i Politikës në Delegacionin e BE-së

Qendra do të ketë rëndësi në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa forcon qëndrueshmërinë e komunitetit në Shqipëri. Ajo ofron këshillim dhe mbështetje në një mënyrë të sigurt dhe të mbrojtur dhe është e arritshme thjeshtë përmes një telefonate.

Znj. Lejdi Dervishi, Drejtore e Qendrës së Koordinimit për Ekstremizmin e Dhunshëm ne Shqipëri

“Është gjithmonë më fitimprurëse të investojmë energjitë, burimet dhe vullnetin tonë politik në parandalimin dhe ndërgjegjësimin sesa në programet e rehabilitimit dhe ri integrimit, të cilat gjithmonë do të mbajnë një kosto më të lartë për institucionet dhe komunitetet tona” theksoi znj. Lejdi Dervishi. Ajo i dha vlerësimin e saj Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, Ministrisë së Brendshme si dhe partnerëve tanë të huaj, Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme në luftën tonë të përbashkët për të luftuar radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Z.Ivo Veenkamp, Zv. Drejtor i qendrës Hedayah

Unë mendoj se ky takim përfaqëson një gur kilometrik shumë të rëndësishëm për punën e jashtëzakonshme që filloi me përfshirjen tonë në fund të vitit 2018, kur Hedayah mori një propozim nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza në një nga thirrjet tona në kuadër të programit EU STRIVE Global. Ne do të dëshironim të përmendim se kjo iniciativë, me sa dimë, është një iniciativë unike globalisht dhe sigurisht që vetëm mbështetja fillestare nuk është e mjaftueshme.

Kështu që unë mendoj se sot në të vërtetë kemi parë bimën e vogël që është rritur nga farat e vogla që Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza na ftoi të rrisim së bashku. Tashmë ndodhet në një pozitë shumë të mirë që të fillojmë punën për ata që me të vërtetë kanë nevojë për të. Por meqenëse kjo mbështetje fillestare, natyrisht, nuk mjafton, ne gjithashtu shpresojmë që të gjitha institucionet e përfaqësuara sot këtu, dhe të gjithë aktorët e tjerë të interesuar, do të vazhdojnë të jenë mbështetës aktivë të kësaj qendre. Gjithashtu mendoj që këto institucione do të vazhdojnë të përfitojnë nga kjo iniciativë që nuk është vetëm unike, por edhe me potencial të madh për të bërë me të vërtet një ndryshim në uljen e rrezikut duke ndihmuar njerëzit që kanë nevojë për këshillim dhe mbështetje. Siç u përmend sot, si pjesë e përpjekjeve dhe programit shumë më gjithëpërfshirës që nevojitet për të adresuar me të vërtetë të gjitha shkaqet themelore dhe nxitësit e radikalizmit dhe në vendin tuaj. Së fundmi, ne me të vërtetë do të dëshironim të falënderonim ekipin e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza për përpjekjet e tyre të shkëlqyera për ta bërë këtë projekt një sukses të vërtetë dhe shpresojmë që të jemi në gjendje të vazhdojmë bashkëpunimin, dhe nëse është e mundur dhe e nevojshme, gjithashtu në mbështetje të punës së shkëlqyer të bërë nga qeveria e Shqipërisë në luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit te dhunshëm.

Znj. Iris Luarasi, Drjtore Ekzekutive e Qendrës për Siguri dhe Paqe Shqipëri

Ne operojmë një linjë kombëtare për viktimat e dhunës falë partneritetit me Ministrinë e Shëndetsisë dhe Mbrotjes Sociale dhe kompanive të telekomunikacionit. Ky model i sukseshëm na ndihmoi për të ideuar një linjë tjetër kombëtare për të luftuar radikalizimin dhe ekstremizmin dhe për këtë kërkuam bashkëpunimin e Qendrës së Koordinimit të Ekstremizmit të Dhunshëm, Ministrisë së Brendshme dhe partneritetin me kompanitë telefonike celulare. Me veprimtarinë e përditshme të Linjës Kombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm, ne do të jemi këtu për të ndihmuar individët në përmirësimin e ndjenjës së përkatësisë.

 

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *