Zakone të Thjeshta për të Nxitur Pozitivitetin në Jetën Tuaj

Të gjithë ne, mund të bëjmë ndryshime të vogla në jetën tonë të përditshme për të ndihmuar veten që të mendojë më pozitivisht, gjë e cila na bën më të sigurt në vetvete dhe përmirëson aftësitë tona për të bërë një ndryshim pozitiv.

Njerëzit me besim të lartë tek vetja, kanë një gjë të përbashkët – ata e shohin jetën e tyre nën një dritë pozitive. Edhe në situatat më negative, ata kanë tendencën të përqëndrohen tek drita në fund të tunelit duke treguar optimizëm dhe duke parë vetëm anën pozitive të çdo zhvillimi në jetën e tyre. Të bësh diçka për të përmirësuar situatën – si ndërmarrja e veprimeve pozitive – është më e mirë sesa mos të bësh asgjë ose të bësh diçka të dëmshme për veten. Të gjithë njerëzit përballen me probleme, por personat me vetëbesim të lartë fokusohen tek zgjidhjet pozitive sado të vogla mund të duken ato.

Çelësi për të krijuar dhe ndërtuar një mendim pozitiv është marrja e hapave të vogla në fillim dhe rritja e energjisë tuaj pozitive hap pas hapi në vijim. Ju nuk mund të prisni të krijoni pozitivitetin që dëshironi thjesht me shtypjen e një butoni ose brënda një nate. Vetëm duke adoptuar zakone dhe gjëra të reja dhe duke ndryshuar disa pjesë të mentalitetit tuaj do të ndjeheni më të sigurt dhe përfundimisht do të formoni themelin e vetëbesimit të vërtet.

Këto zakone të thjeshta ditore mund tju ndihmojnë për të ndjekur rrugën ose drejtimin e duhur. Mos harroni se nuk është kurrë vonë për të nxitur besimin tek vetja juaj dhe për t’u përqëndruar në të qënit më pozitiv!

Ja se si mund të filloni:

Rrethojeni Veten me Njerëz Pozitiv

Pyesni veten: rrethi im i miqve dhe familjes,, a mos më bën më shumë dëm sesa mirë?

Edhe pse është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet në praktikë, ndoshta ka ardhur momenti të mendoni të shpenzoni më pak kohë me njerëz të cilët nxisin negativitetin në jetën tuaj të përditshme. Njerëzit negativ mund t’ju bëjnë të ndiheni të trishtuar, të frikësuar, të shqetësuar dhe me pak besim tek vetja. Ndërsa mund mos të jeni në gjendje ose thjesht nuk dëshironi të shkëputeni plotësisht nga disa njerëz që ju rrethojnë në jetën tuaj të përditshme, mjafton edhe një ndërprerje e përkohshme nga një anëtar i familjes, nga një shok ose nga një i njohur që ka influence negative tek ju për t’ju ndihmuar në rritjen e vetëbesimit dhe të menduarit pozitivisht.

 

  • Imagjinoni ose Gjeni Versionin më Pozitiv të Vetvetes

Imagjinimi mund të jetë një nga mënyrat më të fuqishme për të projektuar një imazh më pozitiv të vetes: “Mendja mund të realizojë çdo gjë që mund të konceptojë dhe të besojë”.

Gjeni kohë për vetë-reflektim dhe merrni parasysh përdorimin e meditimit dhe teknikave të tjera të kontrollit emocional për t’u përqëndruar në të tashmen dhe në ato gjëra për të cilat jeni mirënjohës. Mundohuni të gjeni dhe kuptoni  prejardhjen e imazhit tuaj negativ dhe në të njëjtën kohë gjeni mënyrën për të reflektuar mbi cilësitë tuaja pozitive. Duke u përqëndruar në rezultatet pozitive, ju mund të përmirësoni aftësitë për arritjen e qëllimeve tuaja. Mos u zhgënjeni nëse nuk shikoni ndonjë ndryshim të menjëhershëm sepse besimi në vetvete – ashtu si dhe aftësite e tjera – kërkon konsistencë dhe punë të vazhdueshme për të përmirësuar veten!

Njihni Veten dhe Kuptojeni Atë

Vetëbesimi vjen nga të diturit se kush jeni dhe çfarë gjëra pozitive jeni në gjendje të bëni. Mundja e frikës, e anktheve dhe e vetëvlerësimit negativ janë pjesë e proçedurës së kuptimit të vetvetes dhe të vetë-përmirësimit.

Kushtojini vëmendje proçeseve tuaja të mendimit, sidomos kur hasni situata të vështira ose negative. Shkruani këto mendime dhe emocione në një ditar tuajin. Mundohuni të kuptoni ose analizoni se si dhe pse mendimet negative shfaqen në kokën tuaj, dhe përqëndrohuni në atë që mund të bëni për ti shmangur ato në të ardhmen.

• Rivlerësoni Reagimin Tuaj Ndaj Refuzimit dhe Dështimit

Shumica e njerëzve i zmadhojnë gjërat dhe i nxisin ndjenjat negative kur përballen me refuzimin. Frika e refuzimit nga të tjerët është një nga arsyet kryesore pse shumë njerëz luftojnë me një besim të ulët në vetvete.

Kur vuani nga vetëbesimi i ulët, mendja juaj ju konsideron si një person totalisht të dështuar. Por çdo person i cili ka njohur suksesin, qoftë i madhë apo i vogël, është përballur njëkohësisht edhe me hidhërimin e dështimit.

Dështimi përbën një pjesë integrale të çdo proçesi të mësuari. Është shumë e rëndësishme të kini në mendje se dështimet tuaja nuk përcaktojnë se kush jeni ju. Përkundrazi, mënyra se si ju përballoni dështimet gjatë jetës tuaj përcakton besimin tuaj tek vetja. Mos harroni se refuzimi mund të jetë një mundësi për të rivlerësuar veten dhe një shans për të ndjekur një drejtim tjetër më pozitiv. Shihni dështimin si një mënyrë për t’u zhvilluar më tej.

Mendoni Veten Para Suksesit

Ndërtimi i besimit në vetvete është një proçes i ngadalshëm. Pavarësisht qëllimeve tuaja, çelësi për ndërtimin e vetëbesimit është ndërmarrja e hapave të rregullta dhe të vazhdueshme të cilat do tju lejojnë të testoni veten. Sa më shumë “suksese të vogla” do të arrini, aq më të sigurt do të ndjeheni për veten. Me pak fjalë, filloni me gjëra të vogla dhe punoni më pas drejt qëllimeve të mëdhaja dhe pozitive.

Gjithashtu, ju mund të shënoni në një ditar ecurinë tuaj, si një kujtesë e atyre gjërave që keni arritur. Në vend që të përqëndroheni në një list stresuese me “gjërat që duhet të bëni”, një ditar me ecurinë tuaj do t’ju lejojë të shpenzoni më shumë kohë në arritjet tuaja – si një kujtesë e fuqishme e atributeve pozitive.

Mos Kini Frik të Thoni “Jo”

Njohja e kufijve tuaj personal është pjesë e besimit në vetvete . Kjo do të thotë të mësoni të shprehni atë që keni në mendje dhe mbi të gjitha të dini se si dhe kur të thoni “Jo”.

Sa më shumë kontroll të keni mbi kufijtë tuaj personal, aq më shumë i lehtë do të jetë ndërtimi i besimit tek vetja juaj. Kjo duket si një gjë e thjeshtë por njohja e kufijve tuaj është shpesh hapi i parë drejt kontrollit të pjesës së trurit tuaj që përqëndrohet në aktivitetin pozitiv dhe ndihmon në përcaktimin e vetëvlerësimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *