Xhelozia në një marrëdhënie! Disa Këshilla sesi ta kapërceni xhelozinë

Xhelozia është një kombinim i frikës dhe zemërimit: frika nga humbja e partnerit dhe zemërim sepse mendojmë se partneri është i interesuar për dikë tjetër përveç nesh.
Xhelozia përcaktohet si ndjesi rreziku që vjen nga prania e dikujt të cilin e shohim si rival, ose është imagjinare, e krijuar nga ne.

Kjo gjendje na  bën të krijojmë situata impulsive, shkaktuar nga frika e braktisjes. Xhelozia jo gjithmonë lind nga një ngjarje e vërtetë, por shpesh vjen nga përfaqësime mendore. Jemi vetë ne që krijojmë një skenar, në të cilin shfaqet edhe rivalja hipotetike në dashuri.
Xhelozia, së bashku me ndjenjat e tjera si dashuria, urrejtja, lumturia, ka ekzistuar gjithmonë, në të gjitha kohërat dhe në të gjitha kulturat. Xhelozia është një ndjenjë universale që i përket njeriut që prej fillimit të ekzistencës së tij.

Sigmund Freud, babai i psikoanalizës, në vend të kësaj gjurmon xhelozinë që në fëmijëri. Kur të gjithë duam të duhemi ekskluzivisht nga prindërit tanë dhe, me ardhjen e një vëllai apo motre të vogël, kemi frikë ta humbasim vëmendjen

Xhelozia mund të shkaktohet nga shumë faktorë, si më poshtë:

 

  • Një ndjenjë e gabuar e për bashkëshortin/en tuaj.
  • Përvoja e keqe e braktisjes në të kaluarën.
  • Vetë imazhi i varfër.
  • Frika nga braktisja ose tradhtia.
  • Frika nga humbja e dikujt apo diçka e rëndësishme për ta.
  • Vetëvendosje e fortë.
  • Një dëshirë për të kontrolluar.

 

Shpesh hërë individët xhelozë përjetojnë një numër ndjenjash, përfshirë frikën, zemërimin, poshtërimin, ndjenjën e dështimit, ndjenjën e dyshimtë, kërcënimin, zemërimin, pikëllimin, shqetësimin, zili, trishtimin, dyshimin, dhembjen dhe vetë-keqardhjen. Por edhe për xhelozin e pakontrolluar ka zgjidhje sesi mund ta kapërceni atë, duke përmirësuar veten tuaj dhe marrdhënien me të tjerët.

Për të kapërcyer xhelozinë nevojitet një strategji që përmban elementë të nevojshëm për të përballuar këtë gjendje emocionale, shpesh destruktive. Disa nga metodat për të kapërcyer xhelozin  janë:

  • Forconi vetëbesimin!

Rritja e vetëvlerësimit zvogëlon ankthin dhe agresionin, dy elementë të lidhur ngushtë me xhelozinë;

  • Analizoni situatat që ju shkaktojnë xhelozi.

Bëni një vlerësim objektiv dhe mundohuni gjithashtu ta vendosni veten në vëndin e tjetrit.

  • Komunikoni frikën tuaj  Nëse ndiheni të pasigurt, ekspozoni dyshimet tuaja tek partneri, duke i thënë atij se çfarë ju bën të ndiheni keq. Në këtë mënyrë edhe ai do të përpiqet t’ju kushtojë më shumë vëmendje.
  • Mos bëni rolin e spiunit: Në një lidhje, duhet të keni besim të plotë te partneri, sepse në këtë mënyrë do ndiheni të qetë shpirtërisht. Duhet të merrni një vendim: Të besoj, apo jo? Duhet të dini, se roli i personit që dëshiron të zbulojë gjëra, do e mërzisë partnerin dhe do shkatërroni lidhjen tuaj. Kujdes!
  • Kaloni kohë me të tjerët. Këshillohet që të mos rrini gjithmonë pranë njëri-tjetrit. Kënaquni në hapësirat tuaja, secili me miqtë dhe hobit të tij.
  • Bëni një listë me cilësitë që partneri dashuron tek ju. Lexojeni këtë listë sa herë ndiheni e kërcënuar nga pranija e dikujt tjetër. Mund t’ju duket e parëndësishme, por ta lexosh do t’ju ndihmoj të besoni më tepër tek vetja.
  • Përpiquni të kuptoni se nga vjen xhelozia juaj. Për të ndaluar xhelozinë, pyesni veten pse jeni xheloz dhe për çfarë ndjeheni të kërcënuar?
  • Kërkoni falje dhe sqaroni arsyet tuaja. Kërkojini falje partnerit tuaj nëse keni reaguar keq kur ai foli me një person tjetër. Kujtojini se keni besim tek ai dhe se në atë moment kaluat një moment pasigurie.
  • Tregoni kujdes ndaj rrjeteve sociale. Rrjetet sociale ndikojnë shumë keq te njerëzit xhelozë. Mundohuni të mos kontrolloni çdo mik, që ka partneri juaj në rrjetet sociale. Nëse tregoheni indiferent, do ju ndihmojë të largoni ndjenjën e xhelozisë, ndaj miqve që ka partneri juaj.

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *