Identifiko dhe Vepro

Cilat janë shenjat që na tregojnë se dikush mund të jetë në proces radikalizimi?

Të afërmit, familjarët dhe miqtë janë të parët që vërejnë ndryshimet në sjellje të cilat mund të jenë sinjale të interesit të shfaqur për ekstremizmin e dhunshëm. Radikalizimi është proces i përvetësimit të një sistemi ekstremist i cili është unik dhe i ndryshëm për individ të ndryshëm. Nuk ka një rrugë të vetme drejt radikalizimi,t por ka një sërë sjelljesh dhe shenjash që vërehen zakonisht tek njerëzit që janë në proces radikalizimi.

Shenja të mundshme të radikalizimit tek një individ:

Ndryshime në ideologji, bindjet që ai/ajo ka si dhe në mënyrën e të menduarit

Individi fillon të shfaq ide të cilat janë gjithmonë e më tepër radikale. Shfaq pak ose aspak tolerancë ndaj mendimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme. Fillon të bëhet pjesë e një grupi të caktuar dhe shfaq këndvështrime që janë në thelb përçarëse: “ata kundra nesh” dhe anasjelltas. Mbështet dhe shprehet se janë të drejta aktet të cilat janë ekstremiste apo terroriste

Izolim dhe distancim nga rrethi i mëparshëm shoqëror apo nga të afërmit

Individi fillon të distancohet dhe të mbajë kontakte të pakta me personat e afërt. Shpesh ai mund të debatojë me familjarët dhe miqtë për pikëpamjet politike ose ideologjike. Në grupet ekstremiste ku individi mund të angazhohet, shpesh u kërkohet nga rekrutuesit që individi të tregojë se është besnik ndaj grupit për të vërtetuar angazhimin e plotë të tij. Këto reflektohen në ndryshime të vazhdueshme dhe luhatje të gjendjes së humorit si dhe izolim dhe distancim nga personat përreth.

Ndryshime në sjellje dhe në pamjen e jashtme

Individi mund të filloj të shfaqë ndryshime të dukshme në sjellje. Mund të shfaqë agresivitet të lartë, shpërthime të dhunshme, nervozizëm etj. Të gjitha veprimet që ai kryen i justifikon me bindjet e ideologjisë ekstremiste të cilën ka përvetësuar. Shpesh herë individi bën ndryshime në pamjen e jashtme duke përdorur elemente që e identifikojnë me një grup të caktuar ekstremist (veshja, tattoo me mesazhe të grupeve ekstremiste etj.)

Shpenzimi i një kohe të gjatë në internet dhe rrjetet sociale

Përdorimi i internetit për të parë, shkarkuar dhe përhapur materiale të dhunshme ekstremiste është shpesh pjesë e procesit të radikalizmit. Disa njerëz mund të shohin rastësisht materiale të tilla nga kurioziteti, por personat që janë në process radikalizimi kanë tendencën ta ruajnë dhe ta ndajnë këtë material me të tjerët. Ata shpenzojnë një kohë të gjatë duke lundruar faqet online me përmbajtje ekstremiste, duke kontaktuar individë të tjerë me po të njëjtat pikëpamje ekstreme dhe duke shpërndarë mesazhe radikale dhe ekstremiste.

Është e rëndësishme të tregohemi të kujdesshëm dhe të kërkojmë ndihmë profesionale nëse dyshojmë se një person që ne njohim mund të jetë në proces radikalizimi duke u kujdesur që ta ndihmojmë pa e paragjykuar.

MOS HEZITONI TE NE KONTAKTONI!

Fakte dhe të dhëna

Nëse doni të dini se cilat janë sulmet më të rrezikshme të kryera në botë, në linkun më poshtë do të gjeni një kronologji të tyre:

https://since911.com/explore-911/terrorism-timeline

A e dini se sa njerëz kanë humbur jetën nga sulmet terroriste në botë?

Dekadat e fundit numri mesatar i vdekjeve vjetore nga sulmet terroriste ka qenë 20,000 duke variuar nga 7,827 deri në 44,490 në vitin 2014 (i cili ka qenë viti me numrin më të lartë të vdekjeve nga sulmet terroriste).

Në vitin 2017 kanë vdekur rreth 56 milionë njerëz. 26,000 prej tyre kanë vdekur si shkak terrorizmit.

Në vitin 2018 janë shënuar 15,952 vdekje për shkak të terrorizmit në 71 shtete (që është numri më i lartë i shteteve të prekura nga terrorizmi që në vitin 2002)

Rrezikshmëria nga Ekstremizmi i Djathtë

Shumë ekspertë e kanë identifikuar ekstremizmin e djathtë si një formë e veçantë e dhunës politike, shpesh me kufij jo të përcaktuar qartë midis urrejtjes dhe terrorizmit të organizuar. Edhe pse nuk është një fenomen i përhapur gjerësisht, ekstremizmi i djathtë ka pasur një rritje kohët e fundit në shpeshtësi dhe rrezikshmëri nga

disa individë, grupe dhe lëvizje (që operojnë online dhe offline), që përhapin mesazhe raciste ndaj minoriteteve, ksenofobi, islamofobi apo anti-semitizëm.

Edhe pse të dhënat tregojnë se numri i incidenteve terroriste të ekstremizmit të djathtë është relativisht i ulët, studimet tregojnë se ka pasur një rritje të shpeshtësisë dhe ashpërsisë së këtyre incidenteve në tre vitet e fundit.

Klikoni këtu për të lexuar më shumë për këto të dhëna.

Shpesh herë mund të vihet në dukje një lidhje mes funksionimit të shëndetit mendor dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ndërkohë që për këtë çështje ka edhe shumë keqkuptime të cilat mund të ndikojnë shumë negativisht në stigmatizimin e personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Duhet theksuar se nuk ka shkaqe të qarta kur bëhet fjalë për shëndetin mendor dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe nuk kufizohemi vetëm tek diagnozat e përcaktuara të shëndetit mendor, por edhe tek kushte që paraqesin vulnerabilitet potencial pavarësisht se nuk kemi të bëjmë me diagnoza shqetësuese. Personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor mund të kenë prirjen të jenë më të tërhequr nga frika se do të paragjykohen dhe të jenë për rrjedhojë më lehtë të arritshëm nga grupet radikale dhe ekstremiste. Ndaj, është shumë e nevojshme të punohet me personat që kanë probleme të shëndetit mendor për të fuqizuar faktorët mbrojtës dhe qëndrestarë në mënyrë që të kompesohen faktorët e riskut.

Lista e organizatave terroriste

Organizatat Terroriste të Huaja që vijojnë të jenë aktive

Organizatat Terroriste Të Huaja Jo Aktive