Raporto Tani
Politikat e Privatësisë për Faqen tonë të internetit
PRIVATËSIA DHE SIGURIA ?
KONFIDENCIALITETI/ PRIVATËSIA
Dëshironi të dini më shumë rreth përdorimit të faqes sonë të internetit dhe mbrojtjes ndaj privatësisë tuaj, si online dhe me anë të telefonit?
Ne synojmë ta bëjmë faqen tonë të internetit dhe komunikimin telefonik, sa më të sigurtë për ju.
Detyrimi jonë është të mbrojmë sigurinë tuaj.
Të dhënat personale janë të gjitha informacionet që lidhen me ju si individë. Këto të dhëna mbrohen nga ligji nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe institucioni i krijuar prej tij për këtë qëllim “Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Deklaratë për Privatësinë
Të gjithë ne duhet të jemi të kujdesshëm për informacionet që japim për vehten. Në çdo kohë ne japim të dhënat tona, kur regjistrohemi në një kompani sigurimesh, kur marrim një kartë klienti, kur bëhemi klientë të kompanive të telefonisë, kur aplikojmë për punë, për shkollën, apo kur i drejtohemi qendrave shëndetësore, si dhe në shumë raste të tjera. Kështu ne jemi të ekspozuar ndaj personave të paautorizuar për vjedhjen e të dhënave personale.
Gjatë kohës që jeni duke vizituar faqen tonë ne nuk mbledhim informacione personale rreth jush në qoftë se ju nuk dëshironi që të ndani këtë informacion me ne. Ne e përdorim informacionin e grumbulluar për të numëruar vizitorët në faqen tonë, si dhe për të na ndihmuar ne për ta bërë faqen tonë më të dobishme për ju.
Nëse ju na dërgoni e-mail
Nëse ju vendosni të na kontaktoni përmes e-mail me një koment ose pyetje, të dhënat tuaja dhe informacioni që ju do të ndani me ne do të menaxhohen duke ruajtuar privaticitetin tuaj.
Faqe interneti dhe aplikime të palës së tretë
Ne lidhemi me rrjetet sociale dhe llojet e tjera të palëve të treta të faqeve të internetit. Faqet e rrjeteve sociale përdoren për të publikuar aktivitetet e Qendrës për Siguri dhe Paqe Shqipëri, si dhe për të komunikuar me publikun dhe median.
Ne mund të përdorim lloje të ndryshme të sondazheve në internet për të mbledhur mendime dhe opinione nga një grup vizitorësh të rastit për të parë se sa të kënaqur janë vizitorët tanë me faqen tonë. Ky studim nuk mbledh të dhëna personale.
Informacioni i mbledhur për Ndjekje dhe Përshtatje (Cookies)
Ne përdorim cookies dhe identifikues të tjerë për të na ndihmuar që t’ju japim përvojën më të mirë të faqes sonë të internetit. Mund të mësoni më shumë rreth asaj se si ne përdorim cookies dhe identifikues të tjerë, dhe si të ndryshojmë cilësimet tuaja, në politikën tonë të Cookies. Duke vazhduar të përdorim faqen tonë të internetit pa ndryshuar cilësimet tuaja, ju pranoni të na lejoni të përdorim cookies dhe identifikues të tjerë. Nëse preferoni që ta kufizoni përdorimin e cookies dhe identifikuesve, mund të ndryshoni parametrat e cookies tuaj.
Ø QSPSH është e angazhuar të ruajë dhe respektojë privatësinë e vizitorëve të faqes së internetit dhe telefonuesit.
Ø Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga QSPSH në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
Ø Ju bëjmë me dije se informacioni i dhënë prej jush do të përpunohet nga ana jonë sipas qëllimit të përcaktuar, të dhënat tuaja nuk i transmetohen palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë.
Ø Të dhënat personale të përdoruesve të faqes së internetit të cilët telefonojnë, shkruajnë një email, apo plotësojnë pyetësorin, do të trajtohen në përputhje me legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ø Të dhënat personale përdoren vetëm nga persona, të cilët janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin. Me anë të shpjegimit të mësipërm, QSPSH shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj. Nëse keni pyetje, ankesa, vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni që të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
TEL 0800 4545
Web..
E-mail: