Çfarë po bëhet në shqipëri?

Aktivitete

Aktivitete

Është realizuar trajnim me përfaqësues të Këshillit Vendor të Sigurisë në Bashkinë Vlorë, në kuadër të projektit të financuar nga GCERF mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtetasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”. Në trajnimin e realizuar nga ekspertët e fushës të mundësuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza morën pjesë 16 (pesëmbëdhjetë) pjesëmarrës, përfaqësues të Këshillit të Sigurisë Vendore Vlorë.

 

Është realizuar trajnim me përfaqësues të Këshillit Vendor të Sigurisë në Bashkinë Shkodër, në kuadër të projektit të financuar nga GCERF mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtetasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”. Në trajnimin e realizuar nga ekspertët e fushës të mundësuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza morën pjesë 15 (pesëmbëdhjetë) pjesëmarrës, përfaqësues të Këshillit të Sigurisë Vendore Shkodër.

Workshop i zhvilluar në Shkodër me Të rinjtë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”, për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar gjithashtu edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin 23 (njëzet e tre) të rinj nga komuniteti të cilët gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

 

Workshop i zhvilluar në Elbasan me Gratë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”, për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar gjithashtu edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Pjesëmarrëse në këtë workshop ishin 22 (njëzet e dy) gra nga komuniteti të cilat gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

 

Workshop i zhvilluar në Librazhd me Gratë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”, për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar gjithashtu edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Pjesëmarrëse në këtë workshop ishin 23 (njëzet e tre) gra nga komuniteti të cilat gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

 

 

Workshop i zhvilluar në Tiranë me Gratë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”, për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar gjithashtu edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Pjesëmarrëse në këtë workshop ishin 21 (njëzet e një) gra nga komuniteti të cilat gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

 

Workshop i zhvilluar në Tiranë me Të rinjtë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”, për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar gjithashtu edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin 21 (njëzet e një) të rinj nga komuniteti të cilët gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

 

Është realizuar trajnim me mësuesit si dhe mësuesit mbështetës për fëmijët e kthyer në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Fëmijëve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”. Në trajnimin e realizuar nga ekspertët e fushës të mundësuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza morën pjesë 12 (dymbëdhjetë) pjesëmarrës, mësues në shkollën “Drita Pelinku”, Tiranë.

Workshop i zhvilluar në Bulqizë me Gratë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”, për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar gjithashtu edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Pjesëmarrëse në këtë workshop ishin 20 (njëzet) gra nga komuniteti të cilat gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

 

Është realizuar trajnim me mësuesit si dhe mësuesit mbështetës për fëmijët e kthyer në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Fëmijëve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”. Në trajnimin e realizuar nga ekspertët e fushës të mundësuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza morën pjesë 20 (njëzet) pjesëmarrës, mësues në shkollën “1 Qershori”, Tiranë.

Workshop i zhvilluar në Elbasan me Të rinjtë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”, për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar gjithashtu edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin 27 (njëzet e shtatë) të rinj nga komuniteti të cilët gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

 

Është realizuar trajnim me mësuesit si dhe mësuesit mbështetës për fëmijët e kthyer në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Fëmijëve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”. Në trajnimin e realizuar nga ekspertët e fushës të mundësuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza morën pjesë 18 (tetëmbëdhjetë) pjesëmarrës, mësues në shkollën “Niket Dardani”, Tiranë.

Është realizuar trajnim me mësuesit si dhe mësuesit mbështetës për fëmijët e kthyer në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Fëmijëve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”. Në trajnimin e realizuar nga ekspertët e fushës të mundësuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza morën pjesë 11 (njëmbëdhjetë) pjesëmarrës, mësues në shkollën “Kasem Shima”, Tiranë.

Është realizuar trajnim me përfaqësues të Këshillit Vendor të Sigurisë në Bashkinë Tiranë, në kuadër të projektit të financuar nga GCERF mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtetasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”. Në trajnimin e realizuar nga ekspertët e fushës të mundësuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza morën pjesë 18 (tetëmbëdhjetë) pjesëmarrës, përfaqësues të Këshillit të Sigurisë Vendore Tiranë.

 

Workshop i zhvilluar në Vlorë me Gratë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”,  për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar gjithashtu edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Pjesëmarrëse në këtë workshop ishin 21 (njëzet e një) gra nga komuniteti të cilat gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Workshop i zhvilluar në Vlorë me Të rinjtë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”, për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar gjithashtu edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin 17 (shtatëmbëdhjetë) të rinj nga komuniteti të cilët gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Është realizuar trajnim me mësuesit si dhe mësuesit mbështetës për fëmijët e kthyer në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Fëmijëve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”. Në trajnimin e realizuar nga ekspertët e fushës të mundësuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza morën pjesë 18 (tetëmbëdhjetë) pjesëmarrës, mësues në shkollën “Shkolla e Kuqe”, Tiranë.

Është realizuar trajnim me mësuesit si dhe mësuesit mbështetës për fëmijët e kthyer në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Fëmijëve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”. Në trajnimin e realizuar nga ekspertët e fushës të mundësuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza morën pjesë 10 (dhjetë) pjesëmarrës, mësues në shkollën “Gjergj Fishta”, Tiranë

Workshop i zhvilluar në Librazhd me Gratë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrëse në këtë workshop ishin 22 (njëzet e dy) gra nga komuniteti të cilat gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Workshop i zhvilluar në Shkodër me Gratë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak” për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrëse në këtë workshop ishin 30 (tridhjetë) gra nga komuniteti të cilat gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Workshop i zhvilluar në Elbasan me Gratë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”, për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrëse në këtë workshop ishin 23(njëzet e tre) gra nga komuniteti të cilat gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Workshop i zhvilluar në Elbasan me Të rinjtë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak” për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin 16 (gjashtëmbëdhjetë) të rinj nga komuniteti të cilët gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Workshop i zhvilluar në Librazhd me Të rinjtë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak” për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin 27 (njëzet e shtatë) të rinj nga komuniteti të cilët gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Workshop i zhvilluar në Shkodër me Të rinjtë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak” për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin 30 (tridhjetë) të rinj nga komuniteti të cilët gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

 

Workshop i zhvilluar në Vlorë me Gratë  në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”, për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrëse në këtë workshop ishin 25 (njëzet e pesë) gra nga komuniteti të cilat gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Workshop i zhvilluar në Vlorë me Të rinjtë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”,  për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin 25(njëzet e pesë) të rinj nga komuniteti të cilët gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Workshop i zhvilluar në Pogradec me Të rinjtë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”, për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin 17 (shtatëmbëdhjetë) të rinj nga komuniteti të cilët gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

 

Workshop i zhvilluar në Bulqizë me Të rinjtë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”,  për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin 20 (njëzet) të rinj nga komuniteti të cilët gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Workshop i zhvilluar në Tiranë me Të rinjtë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”, për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin 15 (pesëmbëdhjetë) të rinj nga komuniteti të cilët gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

 

 

Workshop i zhvilluar në Tiranë me Gratë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”,   për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrëse në këtë workshop ishin 16 (gjashtëmbëdhjetë) gra nga komuniteti të cilat gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

 

Workshop i zhvilluar në Bulqizë me Gratë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”,  për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrëse në këtë workshop ishin 16 (gjashtëmbëdhjetë) gra nga komuniteti të cilat gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Workshop i zhvilluar në Pogradec me Gratë në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, mbi “Menaxhimin e procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit të Shtatasve Shqiptarë të kthyer nga zonat e konfliktit Siri-Irak”, për informim dhe ndërgjegjësim mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. Pjesëmarrëse në këtë workshop ishin 17 (shtatëmbëdhjetë) gra nga komuniteti të cilat gjithashtu u njohën edhe me shërbimet që ofron Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza si dhe me linjën telefonike dedikuar luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Më 18 shkurt 2021, Qendra për Siguri dhe Paqe Shqipëri lançoi Linjën Kombëtarë 08004545 për Ekstremizmin e Dhunshëm, e cila ndihmon njerëzit që janë të paqartë, të painformuar ose të rrezikuar nga ekstremizmi i dhunshëm. Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane dhe Hedayah, program i financuar nga Bashkimi Evropian.

Tashmë jemi në gjendje të ofrojmë shërbime këshillimi për njerëzit që janë në rrezik për t’u bërë pjesë e grupeve radikale si dhe për të siguruar mbështetje për të afërmit e tyre, duke parandaluar dhe ri – integruar raste që paraqesin rrezik për t’u përfshirë në grupe ekstremiste. Me besimin dhe mbështetjen nga Qendra e Koordinimit për CVE dhe Ministria e Brendshme, ne nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit, në prani të më shumë se 100 miqve dhe kolegëve që ndoqën këtë event online.

Z.Brian Beckmann, Zëvendës Ambasadori në Detyrë dhe Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

“Jam shumë i lumtur të shoh disa partnerë të mbledhur këtu në mbështetje të luftës sonë të përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm, sepse ajo është pikërisht kështu, një përpjekje e përbashkët. Pjesëmarrja jonë sot tregon se ne qëndrojmë së bashku, mbështesim njëri-tjetrin, të gjitha për të forcuar qëllimin tonë të përbashkët për të parandaluar dhe kundërvepruar ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Në vitin 2019, Departamenti i Shtetit, përmes Ambasadës Amerikane në Tiranë, mbështeti krijimin e Qendrës së parë Kombëtare Telefonike me Informacion për Ekstremizmin e Dhunshëm. Kjo Qendër tani do të ofrojë edhe këshillim, informacion dhe mbështetje për individët dhe komunitetet në rrezik të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ajo do të sigurojë një hapësirë të sigurt, ku rrjetet kryesore mbështetëse të njerëzve, përfshirë familjet, miqtë dhe të njohurit, mund të gjejnë informacion dhe këshilla mbi rolin që ata mund të luajnë duke ndihmuar dikë të shmangë pjesëmarrjen në ekstremizmin e dhunshëm.”

 

Znj. Romina Kuko, Zwvwndws Ministre e Brendshme

“Jam krenare për këtë arritje të përbashkët tejet të rëndësishme që është një mundësi e shtuar në parandalimin dhe luftën kundër radikalizimit fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri.

Ministria e Brendshme do të vazhdojë punën për fuqizimin e këshillave vendore për siguri publike në mënyrë që ata të nisin të ndërveprojnë me komunitetin dhe të jenë githashtu një mbështetje e fortë për çdo shërbim social të referuar në linjën që lançuam.”

Z.Alexis Hupin, Shefi i Politikës në Delegacionin e BE-së

Qendra do të ketë rëndësi në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa forcon qëndrueshmërinë e komunitetit në Shqipëri. Ajo ofron këshillim dhe mbështetje në një mënyrë të sigurt dhe të mbrojtur dhe është e arritshme thjeshtë përmes një telefonate.

Znj. Lejdi Dervishi, Drejtore e Qendrës së Koordinimit për Ekstremizmin e Dhunshëm ne Shqipëri

“Është gjithmonë më fitimprurëse të investojmë energjitë, burimet dhe vullnetin tonë politik në parandalimin dhe ndërgjegjësimin sesa në programet e rehabilitimit dhe ri integrimit, të cilat gjithmonë do të mbajnë një kosto më të lartë për institucionet dhe komunitetet tona” theksoi znj. Lejdi Dervishi. Ajo i dha vlerësimin e saj Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, Ministrisë së Brendshme si dhe partnerëve tanë të huaj, Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme në luftën tonë të përbashkët për të luftuar radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Z.Ivo Veenkamp, Zv. Drejtor i qendrës Hedayah

Unë mendoj se ky takim përfaqëson një gur kilometrik shumë të rëndësishëm për punën e jashtëzakonshme që filloi me përfshirjen tonë në fund të vitit 2018, kur Hedayah mori një propozim nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza në një nga thirrjet tona në kuadër të programit EU STRIVE Global. Ne do të dëshironim të përmendim se kjo iniciativë, me sa dimë, është një iniciativë unike globalisht dhe sigurisht që vetëm mbështetja fillestare nuk është e mjaftueshme.

Kështu që unë mendoj se sot në të vërtetë kemi parë bimën e vogël që është rritur nga farat e vogla që Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza na ftoi të rrisim së bashku. Tashmë ndodhet në një pozitë shumë të mirë që të fillojmë punën për ata që me të vërtetë kanë nevojë për të. Por meqenëse kjo mbështetje fillestare, natyrisht, nuk mjafton, ne gjithashtu shpresojmë që të gjitha institucionet e përfaqësuara sot këtu, dhe të gjithë aktorët e tjerë të interesuar, do të vazhdojnë të jenë mbështetës aktivë të kësaj qendre. Gjithashtu mendoj që këto institucione do të vazhdojnë të përfitojnë nga kjo iniciativë që nuk është vetëm unike, por edhe me potencial të madh për të bërë me të vërtet një ndryshim në uljen e rrezikut duke ndihmuar njerëzit që kanë nevojë për këshillim dhe mbështetje. Siç u përmend sot, si pjesë e përpjekjeve dhe programit shumë më gjithëpërfshirës që nevojitet për të adresuar me të vërtetë të gjitha shkaqet themelore dhe nxitësit e radikalizmit dhe në vendin tuaj. Së fundmi, ne me të vërtetë do të dëshironim të falënderonim ekipin e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza për përpjekjet e tyre të shkëlqyera për ta bërë këtë projekt një sukses të vërtetë dhe shpresojmë që të jemi në gjendje të vazhdojmë bashkëpunimin, dhe nëse është e mundur dhe e nevojshme, gjithashtu në mbështetje të punës së shkëlqyer të bërë nga qeveria e Shqipërisë në luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit te dhunshëm.

Znj. Iris Luarasi, Drjtore Ekzekutive e Qendrës për Siguri dhe Paqe Shqipëri

Ne operojmë një linjë kombëtare për viktimat e dhunës falë partneritetit me Ministrinë e Shëndetsisë dhe Mbrotjes Sociale dhe kompanive të telekomunikacionit. Ky model i sukseshëm na ndihmoi për të ideuar një linjë tjetër kombëtare për të luftuar radikalizimin dhe ekstremizmin dhe për këtë kërkuam bashkëpunimin e Qendrës së Koordinimit të Ekstremizmit të Dhunshëm, Ministrisë së Brendshme dhe partneritetin me kompanitë telefonike celulare. Me veprimtarinë e përditshme të Linjës Kombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm, ne do të jemi këtu për të ndihmuar individët në përmirësimin e ndjenjës së përkatësisë.

 

 

Trajnim online me të rinjtë e qytetit të Pogradecit “Angazhimi qytetar dhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit fetar”.

Gjatë këtij trajnimi u diskutua mbi angazhimin qytetar (veçanërisht të të rinjve) në qytetin e Pogradecit, si dhe u qartësuan në mënyrë të thjeshtë konceptet kryesore të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si dhe faktorët ndikues.

Trajnimi u organizua në mënyrë interaktive ku vetë të rinjtë diskutuan edhe mbi strategjitë dhe mënyrat efektive në parandalimin e radikalizmit dhe gjithëpërfshirjen në komunitet.

Trajnim dy ditor i zhvilluar në qytetin e Bulqizës me temë “Përmirësimi i bashkëpunimit ndër-institucional të Këshillit Vendor të Sigurisë në kuadër të parandalimit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit fetar”.

Trajnimin dy ditor i zhvilluar në qytetin e Pogradecit me temë “Përmirësimi i bashkëpunimit ndër-institucional të Këshillit Vendor të Sigurisë në kuadër të parandalimit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit fetar”

Trajnimin dy ditor i zhvilluar në Bashkinë e Devollit me temë “Përmirësimi i bashkëpunimit ndër-institucional të Këshillit Vendor të Sigurisë në kuadër të parandalimit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit fetar”.

Trajnimin dy ditor i zhvilluar në qytetin e Librazhdit me temë “Përmirësimi i bashkëpunimit ndër-institucional të Këshillit Vendor të Sigurisë në kuadër të parandalimit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit fetar”.

Projekti i Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza riemërtohet Qendra për Siguri dhe Paqe Shqipëri

Qendra për Siguri dhe Paqe Shqipëri organizoi takime me gra dhe të rinj në qytetin e Bulqizës, ku u diskutua mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin fetar dhe u synua fuqizimi i këtyre dy grupeve për të përmirësuar angazhimin e tyre qytetar. 

Publikohet moduli trajnues për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve të shërbimeve sociale dhe shëndetësore mbi parandalimin dhe identifikimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit fetar në komunitetet e tyre.

Zhvillohen takime me gra në qytetin e Elbasanit, ku diskutohet roli i tyre si pjesë kyçe dhe vendimmarrëse në komunitete për të garantuar qëndrueshmërinë dhe harmoninë si dhe për të parandaluar radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Qendra për Siguri dhe Paqe Shqipëri organizon takime informuese me besimtare fetare të zonave rurale në qytetin e Elbasanit. Takimet vendosën theksin në rëndësinë e rolit të grave besimtare në parandalimind he identifikimin e radikalizimit fetar dhe ekstremizmit të dhunshëm në komunitetet e tyre. Pjesëmarrësit së bashku me lehtësuesit e Qendrës, diskutuan gjithashtu për vështirësitë sociale dhe ekonomike që besimtarët hasin në Shqipqri dhe për mundësitë që Shqipëria ofron për zhvillimin pozitiv të komuniteteve.

Ekstremizëm i dhunshëm konsiderohet çdo aktivitet i dhunshëm ekstremist apo terrorist, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë cënon sigurinë e njerëzve në bazë të një kauze të caktuar, sipas tyre të drejtë apo të shenjtë. Kauza mund të jetë me karakter politik, fetar, sportiv-kulturor, etnik apo ekonomik. Ekstremizmi i dhunshëm është një koncept që ka një përhapje të gjerë si fenomen në të gjithë botën. Duke qenë se ekstremizmi i dhunshëm përbën një kërcënim kundrejt sigurisë ndërkombëtare, edhe në Shqipëri janë ndërmarrë masa në aspektin ligjor, përmes ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, me ratifikimin e Konventës Europiane për Parandalimin e Terrorizmit dhe miratimin e ligjit Nr.157 “Për masat kundër financimit të terrorizmit” Tetor 2013 nga Kuvendi i Shqipërisë për të parandaluar me sukses përhapjen e ekstremizmit të dhunshëm, përfshi fuqizimin e mëtejshëm të të rinjve, familjes, grave dhe grupeve vulnerabël. Strategjia e Sigurisë Kombëtare reflekton zhvillimin e politikave shtetërore për sigurinë duke përcaktuar terrorizmin si një rrezik të vërtet transkombëtar për sigurinë e Republikës së Shqipërisë. Ndërsa Strategjia Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm adreson fenomenin e qasjes ndaj parandalimit të faktorëve nxitës dhe shtytës dhe fuqizon kryerjen e veprimeve konkrete si: akte të dhunshme, aksesin në komunikime strategjike dhe shpërndarjen e propagandës ekstremiste duke përdorur internetin, si dhe ri-integrimin e qytetarëve që u janë bashkuar këtyre grupeve. Gjatë këtyre viteve të fundit radikalizmi dhe ekstremizmi është kthyer në element thelbësor në studimet, raportimeve e mediave apo organeve ligj-zbatuese. Për ndjekjen e kësaj çështjeje janë hartuar politika të ndryshme të cilat luftojnë kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Data të rëndësishme

Legjislacioni

Qeveria Shqiptare nga viti në vit ka qenë e fokusuar në përmirësimet ligjore për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Këtu janë listuar ligjet që kanë pësuar ndryshime, ligjet e reja të hartuara për këtë qëllim si dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria:

Ligji nr. 7895, datë 27.01.1995

“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”

Ligji nr. 7905, datë 21.03.1995

“Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”

Ligji nr. 9918, datë 19.05.2008

“Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, sipas Ligjit nr. 102/2012

Ligji nr. 9887, datë 10.03.2010

“Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, sipas Ligjit nr. 48/2012 dhe Ligjit nr. 120/2014

Ligji nr. 10325, datë 23.09.2010

“Për Bazat e të Dhënave Shtetërore”

Ligji nr. 72, datë 28.06.2012

“Për Organizimin dhe Funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapsinor në Republikën e Shqipërisë”

Ligji nr. 72, datë 28.06.2012

“Për sigurinë kibernetike”

Pyetjet më të shpeshta

FAQ

Termat e lidhura me terrorizmin, ku përfshihen edhe ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizimi, janë komplekse dhe kontroversiale për shkak të implikimeve politike që ato mbartin. Ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon e nënvizon këtë vështirësi në Planin e Veprimit për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (2015), ku deklarohet se ekstremizmi i dhunshëm (njësoj si terrorizmi) është një

“fenomen i larmishëm, pa një përkufizim të qartë”. Një përkufizim për terrorizmin i paraqitur rishtazi nga Direktiva e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për luftën kundër terrorizmit thotë se terrorizmi është:

“sulme kundër jetës së një personi, si veprime të qëllimshme që mund të kualifikohen si shkelje terroriste kur dhe për sa kohë ato ndërmerren me një qëllim terrorist, specifikisht për të frikësuar seriozisht një popullatë, për të detyruar një qeveri ose një organizatë ndërkombëtare të kryejë ose të mos kryejë akte të caktuara, ose për të destablizuar ose shkatërruar themelet politike, kushtetuese, ekonomike, ose strukturat sociale të një vendi ose një organizate ndërkombëtare”.

Ekstremizmi përkufizohet gjerësisht si “aktivitete (besime, sjellje, ndjenja, veprime, strategji) të një karakteri shumë larg normales. Edhe pse ky është një term shumë relativ, është pranuar gjerësisht se jo çdo pikëpamje ekstremiste është domosdoshmërisht e jashtëligjshme dhe nuk sjell automatikisht dhunë. Në fakt, ata individë të cilët kanë pikëpamje ose edhe praktika ekstremiste, të cilat nuk kanë asnjë impakt në liritë civile të qytetarëve të tjerë, mbrohen nga të drejtat themelore të njeriut.

Ekstremizmi nis të bëhet shqetësues atëherë kur këto pikëpamje kërcënojnë parimet demokratike të shtetit të së drejtës dhe grupime të caktuara promovojnë përdorimin e dhunës për të arritur objektivat e tyre ose për të nxitur ndjekësit e tyre. Kjo formë e ekstremizmit është ajo çka ne quajmë “ekstremizëm i dhunshëm”.

Njësoj si terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, edhe radikalizimi është një term i diskutueshëm me shumë përkufizime që variojnë. Sidoqoftë, një përkufizim gjerësisht i pranuar thotë se radikalizimi është procesi social dhe psikologjik i angazhimit në rritje me ideologjitë e ekstremizmit të dhunshëm. Kjo zakonisht shfaqet në mënyra jo lineare dhe fluide. Nuk është e thënë se personat e ndikuar nga radikalizimi do të bëhen domosdoshmërisht të dhunshëm. Shpesh, radikalizimi përshkruan procesin përmes të cilit besimet e një individi orientohen drejt kërkimit të një ndryshimi drastik në shoqëri. Kjo nuk është e njëjta gjë me terrorizmin, por sidoqoftë, kur dikush beson se frika, terrori dhe dhuna janë të justifikueshme për të arritur një qëllim ideologjik, politik ose një ndryshim social, radikalizimi kthehet në ekstremizëm të dhunshëm.

Nuk ekziston një përkufizim i pranuar universalisht për termin “ekstremizëm i dhunshëm”. Në fakt, ndonëse në një mënyrë disi konfuze, termat mund të përdoren ndonjëherë në mënyrë të ndërsjelltë. Megjithatë, ekziston një numër përkufizimesh që janë hartuar në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Një aspekt që shtetet dhe komentuesit e kanë thjeshtuar shpesh është nocioni i “radikalizimit” – një koncept që ka tërhequr shumë vëmendje (dhe polemika të ndryshme) – ku përfshihen dhe disa aspekte që kanë lidhje me ligjërimin dhe përpjekjet për parandalimin e terrorizmit. Raporti i UNHCHR vëren se:

“Nocioni i “radikalizmit” përdoret përgjithësisht [nga disa shtete] për të përcjellë idenë e një procesi me anë të të cilit një individ përqafon një sërë besimesh dhe aspiratash gjithmonë e më shumë ekstremiste.

Disa ekspertë kanë sugjeruar se “radikalizimi” mund të kuptohet si procesi me anë të të cilit individët përqafojnë ideologji ekstremiste të dhunshme që mund t’i shtyjnë të kryejnë akte terroriste apo që mund t’i bëjnë më të rrezikuar ndaj rekrutimeve nga organizatat terroriste (Romaniuk, 2015, f. 7-8).

Përhapja e ekstremizmit të dhunshëm është një temë mjaft shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar. Për shembull, rreth 30 000 luftëtarë terroristë të huaj, të ardhur nga 100 shtete, kanë zgjedhur të shkojnë në destinacione si Siria, Iraku, Afganistani, Libia dhe Jemeni për t’u bashkuar me grupet terroriste të angazhuara në konfliktet e këtyre vendeve. Në një pikë të caktuar, një numër i konsiderueshëm i këtyre luftëtarëve kthehen në vendet e tyre të origjinës ose shkojnë në zona të tjera konflikti potencial – duke sjellë dhe njohuritë taktike dhe pikëpamjet ideologjike qe kanë fituar (raport i Asamblesë së Përgjithshme A/70/674, paragrafi 3).

Krahasuar me vendet e tjera të Europës, vendi ynë nuk mendohet të kërcënohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga aktet terroriste, megjithatë kjo nuk do të thotë se mundësia e përhapjes së ekstremizmit në Shqipëri përjashtohet.

Në kampin “Al Hol” në Siri që kontrollohet nga forcat ushtarake kurde, jetojnë rreth 50 shtetas shqiptarë, kryesisht fëmijë dhe gra, që janë kapur gjatë luftimeve mes forcave kurde dhe dy organizatave terroriste ISIS dhe Al-Nustra që vepronin në Siri dhe Irak. Të gjithë shqiptarët që mbahen të izoluar në këtë kamp, kanë shkuar në Siri, për shkak se bashkëshortët dhe baballarët e fëmijëve, kanë qenë rekrutë të dy organizatave terroriste të lartpërmendura. Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, rreth 65 % e njerëzve në kamp, janë fëmijë nën moshën 18 vjeç. Rreth 27 % e totalit janë gra. Në një studimi të kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (2018), theksohet se Shqipëria ofron mundësi për ideologjitë ekstremiste dhe kushte që grupet e ekstremizmit të dhunshëm të depërtojnë tek komunitetet lokale për të rekrutuar pasues, sidomos në zonat e pazhvilluara dhe periferitë e qendrave urbane me shumë banorë. Po ashtu të dhënat e mbledhura nga një studim i kryer nga Qendra për Siguri dhe Paqe Shqipëri në vitin 2020 në katër bashki në vend (Bulqizë, Devoll, Librazhd, Pogradec) tregojnë se varfëria, korrupsioni dhe mundësitë e pakta të punësimit perceptohen si problematikat më kryesore në këto bashki dhe që kanë ndikim në nxitjen e individëve për t’u bërë pjesë e grupeve ekstremiste.

Edukimi dhe institucionet arsimore kanë një rol tepër të rëndësishëm në mirëinformimin e të rinjve dhe parandalimin e përfshirjes së tyre në grupe ekstremiste. Nga raportet dhe vlerësimet e bëra deri më tani, zonat ku është më i përhapur fenomeni i ekstremizmit janë zonat në periferi të

qyteteve si Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Durrësi, Tirana, etj. ku edhe mundësitë ekonomike dhe mundësitë për punësim e edukim janë më të pakta. Aktorë të shoqërisë civile luajnë gjithashtu një rol me shumë rëndësi në ndërgjegjësimin e komunitetit në lidhje me këtë fenomen dhe krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Të njëjtin ndikim ka edhe media përmes mesazheve sensibilizuese që transmeton dhe informacionit që përcjell vazhdimisht. Ndikim shumë të lartë dhe rol kyç në këtë drejtim kanë veçanërisht përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe këshilli vendor i sigurisë publike, të cilët mund të identifikojnë që herët rastet të cilat mund të paraqesin rrezik për t’u përfshirë në grupe ekstremiste dhe të punojnë duke përdorur mekanizmat e referimit dhe programet e trajtimit. Bashkëpunimi mes strukturave dhe funksionimi i sistemit të referimit është element thelbësor në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Të folurit me fëmijën për ekstremizmin e dhunshëm mund të jetë tepër i vështirë, por është e domosdoshme që t’i informojmë fëmijët tanë për atë çka ndodh në komunitet/botë dhe përreth tyre. Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë dhe dixhitalizimi i botës kanë bërë që edhe fëmijët dhe të rinjtë përveçse offline të kenë mundësinë të aksesojnë informacione të shumëllojshme online. Për këtë arsye, është shumë e nevojshme t’i ndërgjegjësojmë ata për rrezikun e materialeve të ndryshme që mund të gjejnë. Në mënyrë që ta kemi të sigurt fëmijën tonë ne duket të jemi të parët që jemi të hapur për bashkëbiseduar me ta dhe për t’i nxitur të mendojnë në mënyrë kritike. Duke u treguar ne të sinqertë me fëmijën do ta nxisim që dhe ai të veproj në të njëjtën mënyrë kundrejt nesh.Nuk duhet të harrojmë se familja ka një rol kryesor në edukim dhe si pasojë edhe në pregatitjen e fëmijës apo adoleshentit me mënyrën se si përballet ndaj qasjeve të ndryshme radikale ose jo. Adoleshentët duke qenë në kërkim të idenititetit të tyre dhe gjithmonë në eksplorim të aventurave të reja, mund të bien edhe më lehtë pre e grupeve ekstremiste. Ne duhet të përpiqemi t’i ndihmojmë ata të kuptojnë pasojat e ekstremizmit duke diskutuar dhe duke i dëgjuar mendimet e tyre. Gjithashtu ne mund t’i ndihmojmë duke u përpjekur që t’i angazhojmë sa më shumë në aktivitete vullnetare dhe pozitive në komunitet. Mënyra se si edukojmë do të na japë efekte shumë shpejt.

Radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë fenomene të cilat nuk mund të luftohen nga një individ i vetëm apo edhe nga një strukturë e veçuar. Lufta kundër ekstremizmit kërkon një bashkëpunim të mirë dhe struktura të organizuara. Ndaj, nëse mendoni se dikush i afërt mund të jetë në proces radikalizimi mos nguroni të kërkoni ndihmën e profesionistëve dhe të flisni me persona të tjerë të besuar.

Ne jemi në dispozicionin tuaj në ofrimin e këtij shërbimi duke respektuar maksimalisht privatësinë dhe duke ruajtur konfidencialitetin tuaj. Ndaj mos hezitoni të na telefononi në numrin 0800 4545 ose të na kontaktoni online për mbështetje profesionale.