Si të ndihem mire me veten?

  1. Bëj një program specifik për gjërat që do

Hap nje kalendar në telefonin tend (ose në një cope letër/bllok) dhe bëj një programim të mirë të gjërave që ti do të bësh në një dite të caktuar që do tja kushtosh të gjithën vetes tënde. Zgjidh një ditë që ti do dhe je i/e lire, dhe bej gjerat qe do ti te besh jo gjerat qe ti duhet të bësh. Këtu është diferenca. Jeta është shumë e shkurtër për të shënuar në kalendar takimet, eventet, telefonata pune etj. Mundohu të shënosh gjërat që ty të bëjnë të ndihesh mirë dhe i shijon.

  1. Shpenzo te ardhura për veten

Ti punon shumë për të nxjerë lekët e tua, ashtu sikurse edhe ekspertët këshillojnë, shko dhe shpenzo për veten. Bli cfarë të bën ty të ndihesh mirë. Nëse është një libër motivues, blije, do të shohësh një film komik, shko, do të besh pedikyr, bëje. Nuk ka rëndësi se cfarë është thjesht shko dhe bëje.

  1. Beso në veten tënde

Kur gjërat janë aq sfiduese sa janë, nuk të mbetet gjë tjeter vecse thjesht të besosh në veten tënde. Mendo se cfarë të ka bërë të jesh aty ku je, dhe dije që i njëjti besim do të të cojë përpara.Nëse e ke bërë një herë, dil dhe bërtit me të madhe dhe tregoji botës se ti mundesh sërish.

  1. Foli vetes pozitivisht

Thuaji vetes atë gjë që të bën të ndihesh mirë. Gjëra që fillojnë me “jam shumë mirë dhe mund të bëj cfarë të dua…. dhe une e di edhe thelle në shpirtin tim, që kjo është e vërtetë”. Jo vetëm që do të ndryshojë mënyrën sesi ju i shihni gjërat, por do të të bëjë të ndihesh shumë herë më mirë dhe do të të mbushë me vetëbesim dhe pozitivitet.

  1. Dil për një ecje

Duket e thjeshtë, sepse e tillë është. Thjesht dil për një ecje. Dil në natyrë dhe shiko botën. Ndërkohë që je aty, nuhat aroma, dëgjo tinguj dhe ndiej se si fryn era. Gjërat që na bëjnë të ndihemi mire, janë shpesh FALAS. Kjo është njëra prej tyre. Oh, dhe nëse do të bësh një super trajtim spiritual tjetër, bëj një ecje në shi. Nuk mund ta besosh se sa shumë mund të të ndryshojë mënyrën e të menduarit dhe të të ndjerit.

  1. Dëgjo muzikë

Përdore teknologjinë në avantazhin tënd, duke dëgjuar në sfond muzikën që të bën të ndihesh mirë.Vetem ti e di më se miri se cila këngë të çon në një botë tjetër. Lejoje veten të shkosh larg, shumë larg vetëm nëpërmjet magjisë së tingujve.

  1. Lexo

Leximi është terapi më vete. Kap librin tënd të preferuar, edhe pse mund ta kesh lexuar mbi 5 herë , nuk bën dëm nëse e lexon 6. Në momente të ndryshme i japim botëkuptim tjetër gjërave.Vetem ti e di më mirë se cili është i duhuri për ty. Pak arratisje në imagjinatë nuk bën gjë tjetër veçse mirë.

  1. Bëni bamirësi

Ndihesh mirë kur bën mirë. Kjo është universale. Të bërit bamirësi do të ndryshojë humorin tënd, por gjithashtu do të keni për ditë me radhë atë ndjesinë e ngrohtësisë dhe mbushjes së shpirtit.

  1. Shiko veten në pasqyrë dhe komplimentoje

Komplimentat janë fjalë që bëjnë magji shpirtërore. Për sa kohë ju bën të tjerëve, nuk quheni egoistë nëse ja bëni edhe vetes. Modestia ka vendin e vet dhe ti e di limitin.

  1. Telefono dikë dhe thuaji sa i rëndësishëm është për ty

Sa mirë mund të ndihesh të kesh përballë një mikun tënd dhe ti thuash se sa i rëndësishëm është për ty.T’i hapësh zemrën në mënyrën më paqësore të mundshme. Imagjino se si mund të ndiheshe ti sikur dikush i dalë nga hici, pra dikush që ke kohë që nuk ke folur, të telefonon dhe të thotë se sa njeri i mirë ti je.Tani mendo se cfarë mund të bësh ti për atë. Bëje!!!

 

 

 

 

3.Disa këshilla mbi menaxhimin e ankthit

Ankth, është një term i përgjithshëm për çrregullime të ndryshme që shkaktojnë tension, nervozizëm, frikë dhe shqetesim. Këto çrregullime ndikojnë në mënyrën se si ndihemi dhe si sillemi dhe mund të shkaktojnë simptoma fizike, emocionale, konjitive(njohjes) dhe te sjelljes.

Ankthi është një reagim i natyrshem i njeriut ndaj situatave stresuese, por kur ndodh shpesh pa një shkas vjen ne gjendje cregullimi

Ankthi paraqitet në dy mënyra, ankthi i lehtë na ben te ndihemi te pasigurt dhe te shqetësuar, kurse ankthi i rëndë mund të ndikojë seriozisht jetën e përditshme.

Është e rëndësishme të dini dallimin midis ndjenjave normale te ankthit dhe një çrregullimi ankthi që kërkon vëmendje mjekësore. Një individ me një çrregullim ankthi është përcaktuar si nje individ që ka mendime ose shqetësime të përsëritura.

Moshat më të prekura nga ankthit janë nga 10-25 vjec që mund të shihet tek të gjithë duke filluar nga fëmijët, burrat dhe gratë.  Predispozita për të patur ankth është më e lartë tek njerëzit me nivele të ulëta të të ardhurave.

Disa nga simptomat më të zakonshme të ankthit  janë; duart të djersitura, nerva të tendosura, sulm  paniku.   Më poshtë janë listuar disa këshilla se si ta përballoni ankthin:

 

  • Metodat e relaksimit: Këtu mund të hyjnë meditimi, joga, frymëmarrja e thellë, etj.
  • Menaxhimi i stresit: Kjo arrihet duke u vetëdisuar mbi atë se çfarë e shkakton stresin dhe duke u relaksuar pas punës përmes leximit apo aktiviteteve tjera relaksuese, apo edhe thjesht duke pushuar.
  • Mundohuni të jeni më optimist duke i zëvendësuar mendimet negative me ato pozitive.
  • Ushtrimet fizike-Ndikojnë direkt edhe në tru duke liruar disa horomone që e stabilizojnë ankthin.
  • Zvogëlimi i sasisë së shqerit-Studimet kanë zbuluar se personat që konsumojnë shqer në nivele të larta janë më të ekspozuar ndaj ankthit.
  • Shoqëria dhe familja mund të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e ankthit. Përmes bisedave dhe duke kaluar kohë cilësore dhe pa stres apo presione.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *