Qendra për siguri dhe paqe Shqipëri

0800-4545

Linja kombëtare falas kundër ekstremizmit të dhunshëm 

Qendra për Siguri dhe Paqe Shqipëri

0800 4545

Telefono PA PAGESË në këtë numër.
Jemi në dispozicionin tuaj
E hënë – E premte, ora 09:00 – 20:00
Respektojmë privatësinë dhe ruajmë maksimalisht konfidencialitetin tuaj.
Të dhënat tuaja do të mbeten konfidenciale dhe nuk do të shpërndahen me palë apo instanca të tjera.

Na telefono në 0800 4545 në një ose në disa nga situatat e mëposhtme:

apo

Nëse keni nevojë për çdo lloj informacioni dhe bashkëpunimi në lidhje me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Rreth Nesh

Qendra për Siguri dhe Paqe Shqipëri është një Organizantë jo-fitimprurëse e fokusuar në punën për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në Shqipëri. E themeluar në vitin 2018 si një projekt Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, ajo synon të rrisë qëndrueshmërinë e komuniteteve kundrejt radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes ofrimit të shërbimeve mbështetëse, rritjes së ndërgjegjësimit të publikut, ngritjes së kapaciteteve të profesionistëve dhe punës kërkimore.

Me synim ofrimin e shërbimit të këshillimit për personat që janë në rrezik për t’u bërë pjesë e grupeve radikale si dhe ofrimin e mbështetjes për të afërmit e tyre, ne parandalojmë dhe ri-integrojmë rastet që paraqesin rrezik të përfshihen në grupet ekstremiste

Qendra për Siguri dhe Paqe Shqipëri ofron gjithashtu programe trajnuese dhe mbështetëse duke rritur bashkëpunimin me aktorët kyç në parandalimin e këtij fenomeni si: trajnime me të rinjtë, gratë, këshillin vendorë të sigurisë publike në bashki të ndryshme në vend etj.

Ne jemi këtu për të ndihmuar individët në përmirësimin e ndjenjës së përkatësisë.

Misioni:

Misioni i Qendrës për Siguri dhe Paqe Shqipëri, është të forcojë qëndresën komunitare dhe të nxisë zhvillimin social, me synimin për të promovuar paqen dhe sigurinë në Shqipëri përmes implementimit të programeve mbështetëse dhe rehabilituese, ngritjes së kapaciteteve të profesionistëve dhe institucioneve, si dhe punës kërkimore në fushën e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Vizioni:

Komunitete të shëndosha dhe të qëndrueshme, të karakterizuara nga paqja dhe siguria, toleranca, barazia gjinore dhe integriteti

Aktiviteti kryesor i Qendrës për Siguri dhe Paqe Shqipëri konsiston në:

Këshillim falas përmes telefonit dhe platformave online, dedikuar individëve në rrezik radikalizimi në numrin pa pagesë 08004545

Këshillim dhe rehabilitim në institucionet penitenciare

Këshillim, informim dhe mbështetje për familjarët dhe të afërmit e individëve në rrezik radikalizimi

Programe të ndërhyrjes që synojnë integrimin dhe angazhimin e individëve që kanë qenë pjesë e grupeve ekstremiste

Angazhim i komuniteteve: aktivitete edukuese dhe ndërgjegjësuese me fokus të rinjtë dhe gratë

Ngritje e kapaciteteve të institucioneve publike vendore dhe qëndrore në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit

Fushata sensibilizuese me fokus informimin e publikut të gjerë, edhe lobim dhe advokim me politikbërës.

Hulumtim dhe publikime në fushën e sigurisë dhe esktremizmit të dhunshëm.

Rritje e kapaciteteve të medias në identifikimin e lajmeve të rreme në fushën e ekstremizmit të dhunshëm dhe në raportim.

Ne synojmë të rrisim qëndresën e komuniteteve ndaj radikalizmit që çon drejt ekstremizmit të dhunshëm, përmes:

Ofrimit të ndihmës dhe mbështetjes direkte nëpërmjet këshillimit në numrin pa pagesë 08004545

Ndërgjegjësimit, edukimit dhe forcimit të komuniteteve në lidhje me parandalimin dhe identifikimin e radikalizimit dhe esktremizmit të dhunshëm.

Fuqizimit të rolit të grave dhe të rinjve, me qëllim nxitjen e komuniteteve të shëndosha dhe të qëndrueshme.

Ndërtimit të kapaciteteve të profesionistëve të fushës.

Bashkëpunimit të vazhdueshëm me aktorët e medias.

Ngritjes së një sistemi të centralizuar koordinimi dhe referimi.

Kërkimeve dhe publikimeve në këtë fushë

Ri-integrimit të të kthyerve nga Siria dhe Iraku dhe individëve të afektuar nga ekstremizmi i dhunshëm.

Trajnimet profesionale dhe mentorim për punësimin për integrimin në tregun e punës nëpërmjet partneritetit publik-privat në sigurimin e një ri-integrimi të suksesshëm dhe të qëndrueshëm.

Artikuj, foto apo video që nxisin urrejtje ose dhunë

Postime apo deklarata në rrjetet sociale, chat ose faqe blog që nxisin urrejtje ose dhunë.

Thirrje nxitëse drejtuar njerëzve për të kryer akte terroriste.

Faqe interneti të krijuara dhe të mbajtura nga organizata terroriste.

Materiale trajnuese terroriste.

Përmbajtje të dyshimta në lidhje me përdorimin apo shitjen e armëve online që mund të përdoren për sulme dhe akte terroriste.

Video apo imazhe që promovojnë sulme terroriste

Materialet me përmbajtje ekstremiste mund të përfshijnë

Kërko ndihme dhe raporto

Nëse vini re se një i njohuri apo i afërmi juaj ka ndryshuar sjellje, është bërë më i tërhequr, më i izoluar ose më agresiv dhe bën thirrje nxitëse për të kryer akte ekstreme, ju lutem raportoni në numrin 0800 4545

Raporto ekstremizmin ne rrjetet online

Në rast se hasni faqe me përmbajtje ekstremiste online, ju mund t’i raportoni ato duke plotësuar formularin. Raportimi është tërësisht anonim. QSHPSH nuk akseson, ruan ose shpërndan të dhënat tuaja personale.

Ju lutemi plotësoni formularin. Nëse hasni probleme gjatë plotësimit ose dëshironi informacion shtesë, Qendra për Sigurinë dhe Paqen Shqipëri (QSHPSH) është në dispozicion për t’ju ndihmuar. Psikologët e Linjës 08004545 janë në dispozicionin tuaj:

E hënë – E premte, ora 09:00 – 20:00 në numrin pa pagesë 0800 4545.

Ky format kërkon vetëm disa sekonda për t’u plotësuar dhe raportimet do të mbeten anonime.